Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës- Kronika- Shkurt
English

Durrës- Kronika- Shkurt

* Qëllon me armë vjerrin, shpallet në kërkim DURRËS - Forcat e policisë së Durrësit kanë shpallur në kërkim një 36-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri mbi të vjehrrin. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Çezmelie, pranë Shijakut, kur 36-vjeçari Olsi Karagjozi, i cili ndodhej në banesën e vjehrrit të tij, qëlloi mbi të me pistoletë, ku si pasojë, i shkaktoi plagë të rënda në gjoks. Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur për motive të dobta. Viktima B. C., 56 vjeç, ndodhet në spitalin ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit që u largua nga vendngjarja është shpallur në kërkim. * Aksident rrugor, dëmtohen 5 vetë, arrestohet shoferi DURRËS - Pesë persona janë dëmtuar sot në orët e para të ditës, në afërsi të Golemit, si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa forcat e poilcisë ndaluan drejtuesin e automjeitt, bëri ditur policia lokale. Sipas të njëjtave burime, "56-vjeçari Fatos Këllezi, lindur në Tiranë dhe banues në Danimarkë u ndalua sot në orët e para të mëngjesit, pasi automjeti tip BMW me targë TR 4652 S, që drejtohej prej tij, u përplas me autoveturën tip Opel me targa AP 464620, të drejtuar nga shtetasi I.B., 43 vjeç, banues ne Lushnjë". Si pasojë e aksidentit jane dëmtuar E. Mehmeti, 33 vjece, Ll. Tomani, 16 vjeç; R. Kaçi, 44 vjeçe; M. Mehmeti, 37 vjeçe, që të gjithë banorë të Rrogozhinës, si dhe I. Baçolli, drejtues i mjetit Opel. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Durrësit pa rrezik për jetën, thanë burimet. * Shpallet në kërkim një i ri, i larguar prej 5 ditësh nga shtëpia DURRËS - Forcat e policisë së Durrësit kanë shpallur në kërkim një 22-vjeçar me banim në lagjen e Shkozetit, i cili është larguar nga familja e tij që prej pesë ditësh. Sipas burimeve të policisë lokale, Edmond Plaku ishte larguar nga banesa e tij që ditën e enjte dhe babai i tij 58-vjeçar mbrëmjen e kaluar ka kërkuar ndihmën e forcave të policisë./g.kabashi/ch/
KOMENTE