English

Gjeorgji - Clinton Mbërrin Në Tbilisi, Etapa E Fundit Të Turit Të Saj Rajonal

TBILISI, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti sot në Gjeorgji, ku do të zhvillojë takime me presidentin Mihail Sakashvili, i cili do të përpiqet të marrë mbështetjen e Uashingtonit për ish-Republikën Sovjetike, njoftoi sot një reporter i AFP. Tbilisi pret gjithashtu që Clinton të ndjekë një linjë të ashpër përballë pranisë ushtarake ruse në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, dy rajone separatiste gjeorgjiane pro-ruse, dhe po ashtu që ritheksojë mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO. Hillary Clinton mbërriti në aeroportin e Tbilisit, në Gjeorgji, ku u prit nga homologu i saj gjeorgjian, Grigol Vachadzé, që përbën edhe etapën e fundit të turit të saj diplomatik në vendet e Evropës Lindore dhe të Kaukazit./ /i.p/
KOMENTE