Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Biden Rinis Bisedimet Në Bagdad Për Zgjidhjen E Krizës Politike
English

Irak - Biden Rinis Bisedimet Në Bagdad Për Zgjidhjen E Krizës Politike

BAGDAD, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden nisi sot bisedimet me zyrtarët irakianë, të cilëve u ka bërë thirrje të anashkalojnë ambiciet e tyre personale për formimin e një qeveris dhe nxjerrjen e vendit të tyre nga kriza politike ku aktualisht ndodhet. Në ditën e fundit të vizitës në Irak, Biden zhvilloi një takim me Ammar al-Hakim, një prek krerëve të Aleancës Kombëtare Irakiane (ANI), koalicion partiak shiit themelor për formimin e ekzekutivit të ardhshëm. Dje, Biden zhvilloi takime me kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit. Zëvendëspresidenti amerikan, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në vend, Christopher Hill dhe komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno, do të takohet më pas me presidentin irakian, Xhalal Talabani. Katër muaj pas zgjedhjeve legjislative të 7 marsit, irakianët end e janë në pritje për të mësuar emrin e kreut të qeverisë së re dhe përbërjen e saj./ /i.p/
KOMENTE