Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni - Tërmet Me Magnitudë 6.4 Ballë Në Një Rajon Në Veri Të Vendit
English

Japoni - Tërmet Me Magnitudë 6.4 Ballë Në Një Rajon Në Veri Të Vendit

TOKIO, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi në orët e para të ditës së sotme një rajon në veri të Japonisë, por aktualisht nuk është dhënë asnjë alarm për cunami dhe po ashtu nuk ka informacionet të menjëhershme për dëme të konsiderueshme, njoftuan sizmiologët amerikanë dhe japonezë. Tërmeti, që ndodhi nën shtratin e detit, u regjistrua rreth orës 06:56 me orën lokale, në afërsi të prefekturës detare Iwate, 500 kilometra në veri të Tokios, njoftoi Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik. (USGS), në një thellësi prej 24 kilometrash. Agjencia Meteorologjike japoneze njoftoi se deri tani nuk është dhënë asnjë alarm për një cunami të mundshëm. Japonia, që shtrihet përgjatë bashkimit të katër pllakave tektonike, ka zhvilluar një ndër sistemet paralajmëruese për cunami më të modernizuar dhe të shpejtë në botë. Ky sistem regjistron 20 të tërmeteve më të forta të ndodhura çdo vit në botë./ /i.p/
KOMENTE