Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i kërkuari, qe dënuar me 15 vite burg
English

Kapet i kërkuari, qe dënuar me 15 vite burg

Elbasan, 5 Korrik, NOA – Një person i shpallur në kërkim prej forcave të policisë së Elbasanit, është mundur të kapet para pak minutash në Vlorë, duke mundësuar kështu përmbushjen e një aksioni policor të filluar prej kohësh për kapjen e tij.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se ndaluari mban emrin Blerim Çela, 36 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim nga policia që prej vitit të largët 1998, për një vrasje të kryer ndaj një personi.

Për këtë ngjarje të dikurshme, ai figuronte i dënuar nga gjykata me 15 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e cila parashikohet nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE