Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova Dhe Maqedonia Nenshkruajne Memorandum Mirekuptimi Ne Fushen E Energjetikes
English

Kosova Dhe Maqedonia Nenshkruajne Memorandum Mirekuptimi Ne Fushen E Energjetikes

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministria e Energjisë dhe Minierave e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot në Shkup një Memorandum Mirëkuptimi, i cili i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në sektorin e energjisë në pajtim me politikat dhe strategjitë shtetërore, me synim arritjen e furnizimit më të sigurt të energjisë për dy vendet dhe më gjerë. Memorandum është nënshkruar nga ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, ndërsa në të theksohen fushat prioritare të bashkëpunimit në këtë fushë mes Kosovës dhe Maqedonisë, bëhet e ditur në një komunikatë të ministrisë kosovare. Sipas komunikatës, ministrja Pula ka vlerësuar me këtë rast se nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi për bashkëpunim mes dy ministrive në fushat e energjisë është i një rëndësie të veçante. "Kosova, shteti më i ri i Ballkanit, është mjaft e interesuar ta zhvillojë me prioritet bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral me vendet fqinje. Bashkëpunimi dypalësh me Republikën e Maqedonisë është i një rëndësie te veçante për Republikën e Kosovës", tha Pula. Ajo tha se energjia është përcaktuar si fushë prioritare e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave dhe në këtë drejtim do të punohet për zhvillimin e një tregu sa me uniform të energjisë, shkëmbimin e eksperiencave ne fushën e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Nga ana tij, ministri Besimi tha se ky memorandum tregon vullnetin e dy qeverive për të thelluar bashkëpunimit në fushat përkatëse, të cilat do të konkretizohen nga grupet punuese të dy vendeve. Ai tha se në të ardhmen pritet që të konkretizohen pikat e bashkëpunimit në fushën e energjisë duke vlerësuar se kjo është në interesin e dy vendeve për të avancuar sigurinë e furnizimit me energji. /a.ke/
KOMENTE