Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Admirali James Stavridis Viziton Kfor-In
English

Kosove - Admirali James Stavridis Viziton Kfor-In

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Admirali James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Europë (SACEUR), vizitoi sot KFOR-in. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të KFOR, gjatë vizitës së tij, Admirali Stavridis u informua mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler. Kjo vizitë e dytë e përfaqësuesve më të lartë ushtarake të NATO-s edhe një herë thekson përkushtimin e NATO-s për të gjithë njerëzit në Kosovë. Me transferimin e përgjegjësisë në Gazimestan, KFOR-i në mars hyri në një faze të re të forcimit të autoritetit të institucioneve në Kosovë. Gjithashtu, KFOR-i angazhoi policinë e Kosovës në ruajtjen e kufijve të parë. Për të përmbyllur vizitën e tij, Admirali Stavridis deklaroi: "Gjatë vitit që kam ardhur këtu ka pasur përparim të madh. Përmirësimet e vazhdueshme të situatës së përgjithshme në Kosovë po e mundësojnë tranzicionin e KFOR-it në një forcë më të vogël dhe më të lëvizshme. Unë mund të konfirmoj se KFOR-i do të mbetet tërësisht i aftë të kryejë përgjegjësitë e tij në Kosovë për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt." /a.ke/
KOMENTE