Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Sejdiu: Sulmi Ndaj Deputetit Miletiç, Akt I Shëmtuar Kriminal
English

Kosovë - Sejdiu: Sulmi Ndaj Deputetit Miletiç, Akt I Shëmtuar Kriminal

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e cilësoi një akt të shëmtuar kriminal sulmin e sotëm me armë zjarri ndaj deputetit të Partisë së Pavarur Liberale dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Petar Miletiç, para banesës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. "Sulmi ndaj z. Petar Miletiç, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe drejtues i Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës, është një akt i shëmtuar kriminal, i cili drejtohet drejtpërdrejt kundër paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe të ardhmes së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit", thuhet në reagimin e Presidentit Sejdiu. Ai vlerësoi se "angazhimi këmbëngulës i deputetit Miletiç për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie e besimi, për tolerancë, për bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të gjithëve njerëzve të vullnetit të mirë, ka bërë që ai të ketë respektin e qytetarëve anekënd Kosovës, por jo edhe të atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji". Me këtë rast, Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të punojnë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë. Edhe Qeveria e Republikës së Kosovë, në një komunikatë për shtyp, cilësoi se "ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër një përfaqësuesi legjitim të qytetarëve të Kosovës, kundër votës së lirë, kundër demokracisë, kundër progresit që po arrijmë bashkërisht dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm". Ndërkohë, Qeveria kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhura për vënien përpara drejtësisë të autorëve të këtij krimi. /s.s./
KOMENTE