English

Kukës: Ndërtimet Pa Leje Pranë Autostradës Do Të Prishen

KUKËS, 5 korrik /ATSH-R.Hoxha/ - Të gjitha ndërtimet pa leje që janë ngritur muajt e fundit përgjatë autostradës Morin-Kukës-Durrës në segmentin e Tunel-Kukës-Morin do të shemben. Kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, tha për ATSH-në se në segmentin Tunel-Kukës-Morinë të autostradës janë evidentuar 22 ndërtime pa leje në kundërshtim me rregullat e sigurimit teknik. Në këto ndërtime përfshihen ndërtesa rrëzë autostradës dhe rrugëkalime të paligjshme të hapura nga persona të ndryshëm etj. "Të gjitha këto ndërtime janë jashtë parametrave teknikë, ndaj është vendosur të prishen", thotë Halilaj. Segmenti i autostradës Tunel-Kukës-Morin ka një gjatësi prej rreth 38 km, ku aktualisht ende vazhdojnë punimet në segmentin Mamëz-Fushë Dugagjin, rreth 5,6 km i gjatë, ku punimet filluan me vonesë. Fondi për ndërtimin e këtij segmenti arrin në 4,6 milion euro, i lëvruar nga banka islamike për zhvillim./ch/
KOMENTE