Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumirë “Topi i Artë”, tani bashkohet me kupën “Fifa Uorld Player”
English

Lamtumirë “Topi i Artë”, tani bashkohet me kupën “Fifa Uorld Player”

Johanesburg, 5 Korrik, NOA – Lojtarët duhet ta harrojnë çmimin “Topi i Artë”, pasi ai nuk do të ekzistojë më duke filluar nga 2011.

Kjo pasi ky trofe që akordohet nga revista “France Football” do të bashkohet me çmimin FIFA Uorld Player dhe këtë fakt e ka theksuar vetë shefi i FIF-as, Joseph Blatter, gjatë një marrëveshje të arritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut ditën e sotme.

“Topi i Artë”, i cili zakonisht i jepet futbollistit më të spikatur me klubin e tij, këtë vit do t’i jepet atij lojtari që është dalluar jo vetëm me klubin, por edhe me përfaqësuesen duke qenë se po zhvillohet edhe Botërori i Afrikës së Jugut.

Në këtë pikë, kanë filluar të publikohen edhe emrat e pretendentëve të parë për të fituar “Topin e Artë”, ku thuhet se listën e kryeson lojtari holandez, Sneijder.

“Duam të bashkojmë në një kupë të vetme, 50 vite të historisë së Topit të Artë dhe 16 të trofeut që jep FIFA”, ka deklaruar Blatter lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkohë që kanë thashethemet e para në lidhje me marrësit e mundshëm të çmimit, ku kryeson edhe Vesley Sneijder, i cili pas punës së mirë me kampionët nero-azzurri në Itali dhe Evropë, është duke dhënë edhe një konsideratë të mirë për veten e tij me ekipin e Holandës, duke e çuar falë edhe meritës së tij në gjysmëfinalet e botës që po zhvillohen në Afrikën e Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE