Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Bashkepunimi Qeverises Pd-Lsi, Rezultoi Koalicioni I Integrimit Europian
English

Lsi: Bashkepunimi Qeverises Pd-Lsi, Rezultoi Koalicioni I Integrimit Europian

TIRANE, 5 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Për shkak të angazhimit dhe kontributit qeverisës të LSI-së, qeverisja e vendit ka shkuar më pranë qytetarëve, duke fituar dimension më njerëzor e human, çfarë është edhe në themelet e platformës tonë politike dhe qeverisës, apo Planit të Veprimit", u shpreh sot, një vit pas punës së nisur nga koalicioni PD-LSI, sekretari i pergjithshëm i LSI-së, Luan Rama. "Kemi dëshmuar që angazhimet tona kanë qenë në të mirë dhe shërbim të vendit të lidhura me një sërë reformash të rëndësishme për standardet e qeverisjes", tha ai. "Ne jo vetëm lexuam me shumë realizëm dhe përgjegjshmëri votën, që qytetarët shqiptarë dhanë në zgjedhjet e 2009-tës, por edhe iu përgjigjëm me përgjegjshmëri politike, qytetare dhe atdhetare mesazhin e atij votimi, që imponoi krijimin këtij koalicioni të bashkëqeverisjes, që rezulton Koalicioni i Integrimit Evropian të Shqipërisë", nënvizoi Rama. Në emër të LSI-së, Luan Rama ftoi opozitën, që angazhimet e veta t'i shohë në fokusin e zhvillimeve dhe interesave europiane të Shqipërisë. "PS të angazhohet në mënyrë produktive dhe të përmbushë misionin e saj si opozitë e një vendi demokratik evropian, si një opozitë evropiane dhe të jetë pjesëmarrëse dhe kontributore në tërë këtë proces", shtoi ai. Duke shprehur besimin se vetëdija politike dhe atdhetare e socialistëve do ta bindë lidershipin e vet të orientohet në këtë kah evropian të zhvillimeve të vendit, Luan Rama shprehu besimin se "PS do të gjejë rrugën e duhur për të qenë edhe ajo njëra nga kontributoret e rëndësishme për Shqipërinë Europiane"./n.m/
KOMENTE