Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Medvedev Qetëson Obamën Pavarësisht Skandalit Të Spiunazhit
English

Medvedev Qetëson Obamën Pavarësisht Skandalit Të Spiunazhit

MOSKË, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev nënvizoi në një letër dërguar homologut, Barack Obama se tentativat për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve janë të dështuara, një deklaratë e fortë pas skandalit të spiunazhit, theksoi sot shtypi rus. "Jam i sigurt se marrëdhëniet konstruktive dhe fqinjësia e mirë mes Rusisë dhe SHBA-së i përgjigjen interesave të vërtetë të popujve të vendeve tona, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën'', shkruan Medvedev në këtë letër dërguar Obamës me rastin e festës kombëtare amerikane, më 4 korrik. "Lidhjet ruso-amerikane zhvillohen aktualisht në mënyrë të sigurt dhe dinamike'', theksoi ai duke shtuar që tentativat për të dobësuar këto marrëdhënie janë pa të ardhme. Në këtë letër, Dmitri Medvedev nuk i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë skandalit të spiunazhit që ndodhi javën e kaluar në SHBA pas arrestimit të personave të dyshuar për spinazh në favor të Rusisë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE