Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Krenar Për Sakrificat E Shqiptarëve Në Luftën Kundër Nazizmit Për Çlirimin E Europës
English

Meta: Krenar Për Sakrificat E Shqiptarëve Në Luftën Kundër Nazizmit Për Çlirimin E Europës

-Gjatë vizitës së tij në Poloni, Meta vendos pllakatën memoriale në Kampin e Aushvicit- TIRANE 5 Korrik/ATSH-/- Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Poloni nderoi kujtimin e viktimave të Kampit të Përqëndrimit të Aushvicit, duke vendosur në mënyrë simbolike një "pllakatë memoriali" në përkujtim të viktimave të kampit. Burime zytrtare të ministrisë së Jashtme, shprehen se ky gjest shërbeu si një shprehje e kahershme e solidaritetit të popullit shqiptar me të gjithë viktimat e tragjedisë së Holokaustit. Z. Meta theksoi se ishte krenar për sakrificat dhe kontributin e madh të shqiptarëve në luftën kundër nazizmit dhe për çlirimin e Evropës. Në përmbyllje të vizitës, ai sigloi mesazhin e tij në librin e përkujtimit, ku kanë hedhur siglën e tyre edhe shumë personalitete botërore. Kampi i Aushvicit u ndërtua në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë, sot pjesë e qytetit të Bremës, me urdhër të Hainrih Himler, me komandant Rudolf Hos. Që në 14 qershor 1940 u dërguan në barakat e Aushvicit 728 të burgosur polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti 1942 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqëndrimi në 40 filiale, afër fonderive, minierave, fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit. Numri i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysëm viktima. Në dokumentat e kampit u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën. Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropë, që nuk dorëzoi asnjë hebre në duart e nazistëve dhe sipas statistikave, u dha atyre strehim, përkundër presionit të forcave të Boshtit, duke regjistruar rastin e vetëm, kur një shtet dilte nga lufta e dytë botërore me një numër më të lartë hebrenjsh, sesa në fillim të saj./a.gjonaj//n.m/
KOMENTE