Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Motorët e ujit po vrasin në plazhe, policia pezullon lëvizjen e tyre
English

Motorët e ujit po vrasin në plazhe, policia pezullon lëvizjen e tyre

Vitin e kaluar një pushues gjeti vdekjen nga goditjet që mori në breg të detit nga një motor uji. Për ngjarjen, policia lokale nuk raportoi asnjë arrestim. Rasti i Velipojës, ndonëse pa të vdekur ishte dhe më skandaloz. Motori i ujit hyri deri në rërë ku pushonin plazhistët, duke plagosur një prej tyre

Shkodër, 6 Korrik 2010 NOA - Drejtoria e Policise së Qarkut Shkoder në bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe me mbeshtetjen e Prefektures se Qarkut Shkoder, tha se me qellim rritjen e sigurise dhe qetesise se pushuesve ne plazhin e Velipojes, ka vendosur të ndalojë pa afat qarkullimin e të gjithë motorëve të ujit në bregdetin e zonës.

Vendimi erdhi dy ditë pas ngjarjes së ndodhur më 2 korrik 2010, rreth ores 19.00, ne plazhin Velipoje, ku shtetasi L. Shala, 24 vjeç, lindur ne Ferizaj, Kosove, duke drejtuar nje motor uji, me shpejtesi, ka dale nga uji ne siperfaqe te reres dhe ka demtuar lehte shtetasen Ç. H. vjeç 50, banuese ne Tirane, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkoder.

Nga ana e policisë dhe u kryen te gjitha veprimet e duhura proceduriale ne lidhje me rastin ne fjale, u be sekuestrimi i motorit te ujit dhe materialet ne ngarkim te shtetasit L. Shala, iu kaluan per ndjekje te metejshme, ne gjendje te lire, Prokurorise se rrethit Gjyqesore Shkoder,

Menjëherë pas ngjarjes, policia lokale, pikerisht ne qender te plazhit, ka organizuar nje takim 2 ditor me perfaqesues te Komunes Velipoje dhe me pronaret, te cilet posedojne motorë uji qe njihen dhe si skuter.

Ne kete takim eshte rënë dakord se motorët e ujit nuk do lejohen te qarkullojne ne uje, pasi perbejne rrezik si dhe shqetesojne pushuesit, kjo nisur dhe nga ngjarja me plagosjen e turistes.

Ne takimin e oraganizuar me nismen e Drejtorise së Policise Qarku Shkoder, u vendos qe motorat e ujit nuk do vihen ne perdorim nga vete pronaret, deri ne nje moment ku te percaktohet vendi i pershtatshem per qarkulimin e tyre si dhe pronaret te jene paisur me dokumentacionin perkates.

Vitin e kaluar një pushues gjeti vdekjen nga goditjet që mori në breg të detit nga një motor uji. Për ngjarjen, policia lokale nuk raportoi asnjë arrestim.

Rasti i Velipojës, ndonëse pa të vdekur ishte dhe më skandaloz. Motori i ujit hyri deri në rërë ku pushonin plazhistët, duke plagosur një prej tyre.

Ne valen e kontrolleve qe u kryen pas tragjedise se vjetshme, u ndermor bllokimi i disa dhjetera motore uji, por ridalja e tyre ne det, serish prane bregut, ishte vetem ceshtje ditesh.

Para pak javesh, qeveria "Berisha" prishi pjeserisht Moratoriumin antiskaf duke lejuar levizjen e motoreve te ujit. Motorët e ujit, apo mjete lundruese që janë në përdorim të ministrive etj, tani e tutje lejohen të lundrojnë në detet shqiptare, megjithë kufizimet që parashikon ligji ende në zbatim i moratoriumit të skafeve, i miratuar që në vitin 2004 dhe i ripërtërirë nga qeveria Berisha.

Vendimi i plote

a.b/r.d/noa

KOMENTE