English

Njoftim nga Ministria e Mbrojtjes

Ditën e martë, me datë 6 korrik 2010, ora 12 00, në Katundin e Ri, Sukth (Kompleksi Gjoka) do të zhvillohet ceremonia e përurimit të një ure tip “Bejli” mbi lumin Erzen, e ndërtuar nga Batalioni i Xhenios dhe që do t’i shërbejë mbi 30 mijë banorëve të kësaj zone.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Maksim Malaj, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetet lokal etj.

Lutemi për pjesëmarrjen tuaj për të pasqyruar në media këtë veprimtari të rëndësishme për Forcat e Armatosura.

KOMENTE