Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama Përshëndet Komorowskin Dhe Vendosmërinë E Polakëve Pas Zgjedhjeve Presidenciale
English

Obama Përshëndet Komorowskin Dhe Vendosmërinë E Polakëve Pas Zgjedhjeve Presidenciale

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Barack Obama uroi sot, Bronislaw Komorowskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Poloni dhe përshëndeti vendosmërinë e popullit polak, pas vdekjes së presidentit, Lech Kaczynski në një aksident ajror në muajin prill. ''Presidenti amerikan i telefonoi presidentit të zgjedhur Komorowski për ta përshëndetur për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale'', theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. Obama theksoi se ''vendosmëria dhe forca e treguar nga populli polak përballë kësaj tragjedie të pazakontë ka qenë e jashtëzakonshme'', vijon komunikata e presidencës amerikane. Në përfundim të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, Bronislaw Komorowski, aleat i kryeministrit pro-evropian, Donald Tusk fitoi përballë kundërshtarit të tij, Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit, Lech Kaczynski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 10 prill në Rusi./ /ec/
KOMENTE