English

Presidenti i BE-së, nis sot një tur në Ballkan

Prishtinë, 5 Korrik, NOA – Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj, fillon ditën e sotme një turne vizitash në gadishullin e Ballkanit, në kuadrin e të cilit bëhet me dijeni se ai do të vizitojë Lubjanën, Zagrebin, Beogradin dhe Prishtinën.

Lajmi është bërë me dijeni ng zëdhënësi i tij, Hesus Karmone, sipas të cilit vendi i parë i ndalesës së tij është Sllovenia, duke u përmbyllur më pas me Kosovën, ku pritet që Rompuj të zhvillojë takime me autoritete të larta shtetërore.

Ndërkaq, sot në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, pritet që ai të takohet me kryeministrin, Boris Pahor.

Më pas, bëhet me dijeni se presidenti i Bashkimit Evropian do të qëndrojë në Kroaci, ku priten bisedime me presidentin e vendit, Ivo Josipoviç dhe kryeministren, Jadranka Kosor.

Ndërsa në mbrëmje, Herman Van Rompuy mësohet se do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç.

Për të shënuar të martën në Kosovë, fundin e turit të tij ballkanik, me një vizitë në Kosovë, ku ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në shtabin e EULEX-it dhe një takim me presidentin, Fatmir Sejdiu.

Në paralajmërim e tij për vizitën në Ballkan, Van Rompuy ka thënë se do të vijë në Ballkan për të konfirmuar se stabiliteti dhe integrimi evropian i kësaj pjese është i rëndësisë së veçantë për BE-në.

Ndërsa thuhet se ai do të kërkojë nga liderët e rajonit që të intensifikojnë bashkëpunimin rajonal si dhe të përmbushin të gjitha kushtet e parapara për anëtarësim në BE.

n.e/NOA

KOMENTE