Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Evakuohet Një Terminal I Aeroportit Të Nju Jorkut Pas Një Alarmi Fals Për Bombë
English

Shba - Evakuohet Një Terminal I Aeroportit Të Nju Jorkut Pas Një Alarmi Fals Për Bombë

NJU JORK, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Zyrtarët e aeroportit ndërkombëtar amerikane të Nju Jorkut ''John F. Kennedy'' kanë evakuuar gjatë natës së djeshme njërin prej terminaleve kryesore pas një alarmi për bombë, njoftoi televizioni amerikan ''ABC''. ''ABC'' theksoi se autoritetet kishin evakuuar terminalin N.1, ndërkohë që mbërritën në vend ekipet e çaktivizimit të mekanizmave shpërthyes dhe ekipet të shërbimeve të emergjencës. "Terminali N.1 u evakuua rreth orëve 22:00 - 00:30 GMT për shkak të një alarmi për bombë", deklaroi një zyrtar i aeroportit, pa bërë publik identitetin e tij. ''Ndërkohë që aktualisht aeroporti funksionon në mënyrë plotësisht normale'', shtoi zyrtari. Alarmi për bombë u dha gjatë natës së 4 korrikut, dita e festës kombëtare të pavarësisë së Amerikës, një ndër ditët më festive dhe të gjallëruara të vitit, ku kremtohet themelimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ /i.p/
KOMENTE