Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Rompuy: Be E Vendsur Në Integrimin Evropian Të Ballkanit Perëndimor
English

Shënim - Rompuy: Be E Vendsur Në Integrimin Evropian Të Ballkanit Perëndimor

ZAGREB, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian është i vendosur në arritjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, proces themelor për stabilitetin e këtij rajoni, deklaroi sot presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, gjatë një interviste për të përditshmen kroate ''Jutarnji List''. "Bashkimi Evropian e ka konfirmuar përmes shumë iniciativave vendosmërinë dhe kujdesin në procesin e zgjerimit dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor", deklaroi Rompuy në intervistën e publikuar në ditën e parë të vizitës së tij në rajon. Turi i presidentit evropian do të vazhdojë më pas me Slloveninë, Serbinë, Kroacinë dhe me Kosovën. ''E ardhmja evropiane e rajonit mbetet thelbësore për stabilitetin e tij dhe synimi është vazhdimi i qartë dhe hap pas hapi i procesit të integrimit evropian në mënyrën më efikase të mundshme", vazhdoi lideri evropian, i cili shtoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor përbën një "prioritet thelbësor për BE-në". "BE-ja është e gatshme dhe ka vullnetin e mirë të bashkëpunojë me vendet e rajonit për të çuar më tej procesin e reformave", u shpreh ai. Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjehercegovina, aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin e Evropian, ndërkohë që ndodhen në faza të ndryshe të procesit, megjithëse kanë arritur progres. Sllovenia është anëtare e BE-së që prej vitit 2004. Kroacia është vendi që ka avancuar më tepër në perspektivën e saj evropiane dhe Zagrebi shpreson të anëtarësohet në union në vitin 2012. Kroacia hapi të mërkurën tre kapituj e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat kanë nisur në vitin 2005./ /i.p/
KOMENTE