Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Gjermani - Spanjë, Protagonistët Ndezin Sfidën Gjysëmfinale
English

Sport-Botëror/ Gjermani - Spanjë, Protagonistët Ndezin Sfidën Gjysëmfinale

TIRANË, 5 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Gjysëmfinalja Gjermani -Spanjë ka filluar të luhet që dy ditë përpara, me deklaratat e disa prej figurave dhe protagonistëve kryesorë të këtyre skuadrave. Franz Beckenbauer e cilësoi Gjermaninë si një skuadër perfekte, që është favorite kundër Spanjës dhe mund të shkojë në finale. Sipas tij, ky ekip është kryevepra e Joachim Loev. Fituesi i Kupës së Botës tha se rrallë herë ka parë këtë mjeshtëri në lojë nga një skuadër gjermane, që di të luajë bukur dhe të fitojë. Beckenbauer beson se bashkëkombasit e tij janë pretendentë të fortë për të fituar kampionatin. Në lidhje me Spanjën, ai u shpreh se nuk e ka shfaqur ende formën e jashtëzakonshme që pati në Euro 2008, kur fitoi titullin. "Nuk i kam parë ende të jenë bindës dhe në ndeshjen me Paraguajin e patën të vështirë të fitonin", tha Beckenbauer për spanjollët. Ndërsa sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, pohoi se përballja e Spanjës me Gjermaninë do të jetë si një finale, ndërkohë që shprehu besimin e përsëritjes së suksesit në Euro 2008, ku shënoi golin e vetëm në finale dhe Spanja u shpall Kampione e Europës. Sulmuesi i Liverpool tha se nuk ndihet i habitur nga forma e paraqitur e Gjermanisë, por shtoi se Spanja ka ende për të demonstruar. "Jam shumë krenar. Është gjysmëfinalja e parë për Spanjën pas 60 vjetësh në Kupën e Botës, që dëshmon se kjo skuadër po hyn në histori. Ndihem i lumtur dhe besoj se ekipi mund të përmirësohet dhe të japë më të mirën në ndeshjen e radhës", tha Torres. Mesfushori Andres Iniesta është i bindur se Spanja mund ta mposhtë Gjermaninë në gjysmëfinale, duke patur besim në vetvete. Spanja kaloi me sukses fazën e çerekfinaleve me fitoren 1-0 ndaj Paraguajit, ndërsa Gjermania gjunjëzoi ekipin argjentinas me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Mesfushori spanjoll, i cili ka luajtuar edhe në finalen e Euro 2008, ku skuadra e tij doli fitimtare nga përballja me Gjermaninë, shprehu besim se Spanja do të japë më të mirën në sfidën e radhës. Iniesta foli për rivalët duke thënë se "Gjermania po kalon momente fantastike në Kupën e Botës dhe loja kundër tyre do të jetë emocionuese. Ndihemi shumë të motivuar, gjërat po ecin në rrugën e duhur dhe shpresojmë ta kalojmë edhe këtë pengesë"./s.s./
KOMENTE