Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhgim / Qarkullimi Rrugor, Vazhdon Kaosi Në Trafik
English

Vëzhgim / Qarkullimi Rrugor, Vazhdon Kaosi Në Trafik

TIRANË, 5 Korrik /ATSH - Mira Shkurta / - Edhe pse sezoni veror ka nisur dhe një pjesë e qytetarëve i janë drejtuar bregdetit, në këtë fillimjave, në pjesën më të madhe të rrugëve të kryeqytetit, lëvizja me automjete thuajse është e pamundur, ndërsa prej më se tre muajsh, vijon kaosi i krijuar nga qarkullimi i automjevete për shkak të punimeve në sheshin "Skënderbej". Me qindra automjete të llojeve te ndryshme, në pjesën më të madhe të ditës, kryqëzohen në një pikë të vetme, në sheshin kryesor në qendër të Tiranës, ku punimet për rindërtimin e tij vazhdojnë me orare të shkurtuara. Ndërsa Bashkia e Tiranës bllokon rrugë të reja, duke zgjatur më shumë bllokimin e qindra drejtuesve të automjeteve nëpër rrugët e kryeqytetit. Sipas vezhgimit te ATSH-se ne mesditen e se henes, kur fluksi i automjeteve shënoi kulmin e tij, në një nga pikat e "nxehta" të trafikut të Tiranës, në segmentin prapa Bankës së Shqipërisë, vargu i automjeteve në rrugën që çon drejt Gjykates se Larte, sa vinte e rritej. Në rrugët pa trotuare, kalimtarë të shumtë tentonin të lëviznin nga njëri krah i rrugës në tjetrin, dikush duke pritur dritën jeshile të semaforit e dikush tjetër i nervozuar qe shfrytëzonte momentin e ngadalësimit të ndonjë automjeti per te kaluar ne anen tjeter. Mbi 100 mijë automjete të reja dhe të vjetra, në pjesën më të madhe të ditës, kryqëzohen në një pikë të vetme: tek sheshi kryesor në qendër të Tiranës, i bllokuar tashmë nga Bashkia e kryeqytetit. Problematik paraqitet trafiku edhe në orët e para të mëngjesit para Muzeut Kombëtar në kryqëzimin te rruga e "Durrësit" dhe segmentin prapa Bankës së Shqipërisë, ku trafiku është i rënduar thuajse për gjatë gjithë ditës. Sipas burimeve zyrtare të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, i rënduar në pjesën më të madhe të ditës, trafiku është edhe në Urën pranë shkollës Teknologjike, segmentin rrugor nga Ministria e Jashtme te ATSH, për të vazhduar më tej në Rrugën e Elbasanit, segmentin nga Muzeu Historik, prapa Bankës së Shtetit, segmentin nga Stacioni i Trenit në të gjithë unazën, Rruga e Dibrës etj. Të bllokuara sot ishin segmentet e rrugëve nga bulevardi "Zhan D'Ark", rruga e Kavajës, 21 Dhjetori, rruga e Durrësit, pa folur këtu për Unazën e Re dhe segmentin e rrugës pranë shkollës "Teknologjike", ku për minuta të tëra, automjetet mbeten të bllokuara. Por nuk mjafton me kaq. Punimeve në shesh kohë pas kohe tashmë së fundi i janë shtuar edhe punimet në disa rrugë për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme si nga Bashkia, ashtu dhe firmat ndërtuese. Shmangia e trafikut në rrugët e Tiranës ka filluar me rrugën e Kavajës, e cila ka hyrë në Unazën e Vogël, ka vijuar me rrugën e Durrësit, me të gjitha ndërhyrjet anësore, si dhe me rakordimet e rrezeve të kthimit, aty ku ka pasur probleme, siç është rasti tek kryqëzimi përpara selisë së PS-së, ndërsa devijimi i fundit ishte ai i rrugës së "Dibrës". Sipas ekspertëve të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, skema e re e aplikuar nga Bashkia çorienton trafikun dhe me sa duket edhe për dy vjet të tjera, vetëm 33 % e trafikut do të funksionojë normalisht, ndërsa 67 % e tij do të jetë i përfshirë nga një ngërç total. Nga 1 korriku, Policia e Shtetit po zbaton një plan masash për menaxhimin e situatës së trafikut gjatë sezonit veror, që konsiston në dyfishimin e patrullave dhe kontrolleve në gjithë akset rrugore, sidomos ato që në muajt e verës kane ngarkesën më të madhe, për shkak edhe të shtimit të numrit të automjeteve në qarkullim nga ardhja e emigrantëve. Ndërkohë, Policia e Tiranës, që ka ngarkesë më të madhe këtë vit në kulmin e sezonit nga punimet në sheshin "Skënderbej", në disa rrugë kyçe ka përforcuar shërbimet dhe shtuar forcat e policisë në ato drejtime kryesore, ku dhe trafiku është më i dëndur. Në këtë plan janë përfshirë dhe testet e alkoolit ndaj drejtuesve te automjeteve, një nga burimet e aksidenteve në rrugë. /a.ke/
KOMENTE