Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Kthjellët, Rritje Graduale E Temperaturave
English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Rritje Graduale E Temperaturave

VLORË, 5 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Situata e qëndrueshme atmosferike do të vazhdojë të dominojë në gjirin detar të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë rritje të mëtejshme, krahasuar me ditët paraardhëse. Kjo tablo sinoptike do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme për lundrim për të gjitha mjetet, ndërkohë që drejtimi i erës nuk do të ndryshojë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celcius dhe ato minimale në 21-23 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE