Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, arrestohet udhëheqësi taleban Mullah Omar
English

Afganistan, arrestohet udhëheqësi taleban Mullah Omar

Afganistan, 7 Korrik NOA - Udhëheqësi Taleban, Mullah Omar, është arrestuar në Pakistan, kjo të paktën siç është bërë e ditur nga media afgane “TV Tolo”. Mediat në Pakistan, kanë transmetuar këtë arrestimin, duke treguar një foto të Mullah Omar me bandën e tij dhe kjo pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, një zëdhënës i Talibanëve, Qari Yusuf Ahmadi, i ka mohuar këto informata duke theksuar se është vetëm një propagandë perëndimore.

Për Ahmadi, Omar është i lirë, në gjendje shëndetësore të shkëlqyer dhe vazhdon të udhëheqë luftëtarët.

Një tjetër zëdhënës i Talibanëve, Zabeeh Ullah, ka mohuar sërish këtë lajm duke thënë se dhe më 13 maj u njoftua arrestimi i Mullah në një blog.

Sipas zëdhënësit, SHBA e përdor këtë taktikë për të shpëtuar “fytyrën e saj”. Ajo çka është e vërtetë është se në muajt e fundit ishte kapur në Karachi krahu i djathtë i Omar, Mullah Brather.

Sikundër shihni dhe në videon e mëposhtme, mediat arabe i bënë shumë jehonë këtij lajmi. r.b/NOA

{youtube}Y9pQ_IbAe3E{/youtube}

KOMENTE