English

Afganistani I Kërkon Pakistanit Të Luftojë Terroristët

KABUL, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Afganistani i kërkoi sot sërish Islamabadit "të marrë masa serioze kundër grupeve terroriste në zonat fisnore kufitare të vendit". Në këto zona, bastione të talebanëve pakistaneze, janë përqendruar bazat më të rëndësishme të talebanëve afganë dhe të al Kaedës në botë. "Nuk ka asnjë mëdyshje që terroristët kanë baza në Pakistan, qendra trajnimi të cilat i japin mundësinë për ta kaluar lehtë kufirin me Afganistanin", deklaroi Rangin Dadfa Spanta, këshilltari për sigurinë i presidentit Hamid Karzai, në një intervistë për AFP-në. Deri sot Islamabadi nuk është angazhuar seriozisht në luftimin e këtyre grupeve, shtoi M. Spanta. Afganistani i kërkon Pakistanit t'i parandalojë talebanët të kalojnë kufirin për të sulmuar trupat ndërkombëtare dhe të marrë masa konkrete për eliminimin e tyre. /e.v/
KOMENTE