Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asfaltohen 10 kilometrat e parë të autostradës Levan –Vlorë, Olldashi inspekton punimet
English

Asfaltohen 10 kilometrat e parë të autostradës Levan –Vlorë, Olldashi inspekton punimet

Levan-Vlorë, 6 korrik, NOA – Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka inspektuar sot punimet për asfaltimin e 10 kilometrave të parë të rrugës Levan-Vlorë, në të cilin po punohet intensivisht.

Punimet në këtë autostradë të rëndësishme përdrejt jugut të vendit kanë pasur një fillim jo të mbarë si rezultat i mungesës së organizimit dhe mobilizimit të firmës kontraktuale “Alpin-Bau” dhe të problematikave të hasura me nënkontraktorët.

Gjatë inspektimit të këtij segmenti ministri Sokol Olldashi u shpreh se “Jemi në kulmin e punimeve në sektorin e rrugëve, inspektimi i tanishëm në segmentin Levan –Vlorë është mjaft pozitiv. Është një projekt me të cilin ne kemi pasur probleme jo të vogla, probleme, të cilat përfundimisht duket se janë zgjidhur, dhe progresi i punëve tregon që ka një ndryshim rrënjësor të situatës”.

I pranishëm në këtë inspektim ishte edhe menaxheri i firmës kontraktuese, i cili nënvizoi se problemet e mëparshme janë kaluar dhe tashmë është rritur ndjeshëm intensiteti i punimeve në këtë autostradë.

Kompania që po merret me asfaltimin e kësaj rrugë ka bërë një ndryshim të detyruar të të gjithë stafit drejtues dhe të nënkontraktorëve dhe ka nisur mobilizimin e plotë të punonjësve në asfaltimin e pjesëve kritike të kësaj autostrade, siç janë ura e Ferrasit dhe ajo e Vjosës, të cilat duhet të përfundojnë brenda këtij viti.

Autostrada Levan –Vlorë ka një gjatësi prej 25 km, gjerësi prej 31.5 km dhe përbëhet nga 4-korsi.

Shpejtësia e qarkullimit të automjeteve në këtë autostradë do të jetë 120-130km/orë. Punimet pritet të përfundojnë në verën e vitin 2011.

mit/NOA
KOMENTE