Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Belgët premtojnë zgjidhje për emrin e Maqedonisë
English

Belgët premtojnë zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Shkup, 6 Korrik, NOA - Kryeministri belg, Iv Leterme, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian është shprehur optimist se zgjidhja e kontestit të emrit do të ndodhë deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti.

Leterm ka shfaqur shpresën se kontesti i emrit do të zgjidhet deri në dhjetor, kur do të përfundojë presidenca belge me Bashkimin Evropian (BE).

“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të tentojmë të reagojmë si ndërmjetësues në bashkëpunim me ndërmjetësin Nimic dhe sinqerisht shpresoj se me iniciativat edhe të palës belge do të gjejmë zgjidhje. Ardhmëria e Maqedonisë është në BE, sepse pa vendin tuaj nuk do të jemi të plotë”, ka theksuar Leterme, pas një takimi që ka zhvilluar në Bruksel me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ky i fundit ka theksuar se Shkupi dëshiron të vazhdojë nëpërmjet procesit të nisur nga ndërmjetësi Nimic për emrin dhe do të kërkojë zgjidhje e cila do ti normalizonte marrëdhëniet me Greqinë dhe do të kishte një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Belgjika si kryesuese e BE-së gjatë gjashtëmujorit të ardhshëm ka premtuar se do të punojë për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit.

NOA-INA

KOMENTE