Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Depresioni, gruaja helmohet me ilaçet e burrit
English

Depresioni, gruaja helmohet me ilaçet e burrit

Elbasan, 6 Korrik, NOA – Një grua në kushtet e depresionit të rëndë ka pirë medikamentet që përdorte burri i saj dhe ndërsa është gjendur në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore nga familjarët e saj, është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Lajmi konfirmohet prej burimeve policore të këtij qyteti për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, gruaja e vetëhelmuar mban inicialet B.D, vjeç 33, lindur e banuese në fshatin Selitë të Elbasanit.

Bëhet me dije se nga ana e policisë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e te afërmve të saj, konstatuan se e lartpërmendura, në kushtet e depresionit nervor, ka konsumuar një sasi tabletash mjekësore për kurimin e tensionit, medikamente të cilat i përdorte bashkëshorti i saj.

Aktualisht gjendja shëndetësore e kësaj gruaje është tepër e rënduar, ndërsa nga forcat policore po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE