Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Aksidenton Per Vdekje Pushuesen 76-Vjecare Nga Maqedonia, Arrestohet Drejtuesi I Mjetit
English

Durres: Aksidenton Per Vdekje Pushuesen 76-Vjecare Nga Maqedonia, Arrestohet Drejtuesi I Mjetit

DURRES, 6 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Forcat e policisë arrestuan sot në orët e para të ditës një 38-vjeçar nga Shijaku, i cili drejtonte automjetin, me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një kalimtare 76-vjeçare me kombësi maqedonase. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në se "Saimir Hadaj, 38 vjeç, ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Benz kamionçinë me targë DR 7998 C në rrugën Plepa-Golem, kur goditi aksidentalisht shtetasen maqedonase Cvetanka Gjeorgjevska, 76 vjeç, lindur dhe banuese në Veles (Maqedoni)". Sipas të njejtave burime, e moshuara nga shteti fqinj, e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet në zonën turistike të Golemit, gjeti vdekjen, teksa ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën, në vendin e njohur Shkëmbi i Kavajës, 8 km në jug të Durrësit. Lidhur me ngjarjen, janë kryer veprimet e para hetimore dhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin do të përgjigjet për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. /a.ke/
KOMENTE