Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Maturantet, Ceremoni Festive Lamtumire Ne Shkollat E Mesme
English

Durres: Maturantet, Ceremoni Festive Lamtumire Ne Shkollat E Mesme

DURRES, 6 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në shkollat e mesme të Durrësit kanë nisur ceremonitë festive të "lamtumirës" për më shumë se 2200 maturantë, që përfunduan ciklin mësimor 12-vjeçar. Mira Bllani, drejtore e Drejtorisë Arsimore rajonale (DAR), tha për ATSH-në se ceremonitë do të zhvillohen në 15 shkollat e mesme publike dhe në 10 shkolla jopublike në të gjithë rrethin, duke u kthyer në një traditë të bukur të përvitshme jo vetëm për maturantët, por edhe për prindët dhe mësuesit e tyre. Mbrëmjen e kaluar ceremonitë festive u zhvilluan në shkollat e mesme "Rilindja" dhe "Hysen Çela", ku bashkë me ndarjen e çertifikatave për nxënësit e shkëlqyer, u duartrokitën dhe fjalimet e këndëshme të disa të sapodiplomuar me dëftesën e pjekurisë. Notat nostalgjike për jetën shkollore dhe vlerësimet për mësuesit, prindët dhe shokët e klasës, përshkuan fjalën e nxënësve 18-vjeçarë Xhenina Pashaj, Katerina Kordha dhe Iris Bylykbashi, ndërsa nuk munguan edhe notat humoristike në fjalën e Enio Likmetës apo Fiora Baballëkut. Besimi për të ardhmen ishte pjesë e fjalës së drejtorit Drini Hasani dhe mësuesve të shkollës, të cilët u uruan maturantëve suksese në studimet e larta. Falenderimet për mësuesit u pasuan me shpërndarjen e dëftesave të pjekurisë dhe nënshkrimi në Librin e madh të shkollës "Rilindja". Më pas, maturantët valëvitën në ajër kapelat-simbol të lamtumirës së shkollës së mesme. /a.ke/
KOMENTE