Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoteli i improvizuar, sekuestrohen 5 kg marijuanë në çantën e një klienti
English

Hoteli i improvizuar, sekuestrohen 5 kg marijuanë në çantën e një klienti

Gjirokastër, 6 Korrik, NOA – Në një banesë të improvizuar për hotel të Gjirokastrës, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, në gjurmë të të cilës kanë rënë forcat e policisë duke mundësuar edhe sekuestrimin e saj.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se ishin konkretisht 5 kilogramë lëndë narkotike, si edhe 100 euro dhe një celular, mjetet e sekuestruara në vendngjarje, ndërsa është ndaluar edhe personi i dyshuar si pronar i kësaj lënde.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të improvizuar, në pronësi të personit me iniciale u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte disa pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, të mbështjella në 5 pako me letër natriban, nga 1 kg secila.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se lënda narkotike i përkiste personit, i cili ishte klient në këtë hotel, Roland Tosuni, 28-vjeç, lindur dhe banues në Libohovë të Gjirokastrës, i cili lëndën narkotike do ta tregtonte në rrethe të tjera si Fier apo Tiranë.

Gjithashtu, mësohet se ai një natë më parë i kishte vjedhur një personi nga Fieri që kishte fjetur në këtë hotel, 100 euro dhe një celular, të cilat iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tosuni u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe të “Vjedhjes”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283 e 134 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE