Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inspektoret E Ushqimimit Dhe Aku, Kontroll Te Perbashket Tek Furrat E Bukes
English

Inspektoret E Ushqimimit Dhe Aku, Kontroll Te Perbashket Tek Furrat E Bukes

-Kontrollet e ushqimit do të shërbejnë si një fazë përgatitore për kalimin e funksioneve të inspektimit nga strukturat e MBUMK, MSH dhe organeve të qeverisjes vendore tek AKU - TIRANE, 6 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Kushtet higjieno-sanitare, siguria dhe cilësia e produkteve ushqimore dhe marrja e masave për eliminimin e fenomeneve që cënojnë shëndetin e konsumatorit dhe konkurrencën e ndershme në treg, ishin objekt i kontrolleve që organizoi sot Inspektoriati Ushqimor me AKU tek furrat e bukes në zonën e rrugës së "Kavajës" deri në Kombinat. Nga kontrolli i kryer në terren, inspektorët evidentuan se furrat e bukës, prodhojnë në kushte të mjaftueshme të sigurisë ushqimore. Përparësi të veçantë pati dhe inspektimi në drejtim të eliminimit të faktorëve që çojnë në shfaqjen e sëmundjes së patates, e cila në kushtet e temperaturave të larta bëhet me evidente dhe kërkon një përkujdesje të veçantë. Nga ana e inspektorëve u pa me përparësi ky problem dhe iu kërkua të gjithë operatorëve që të zbatohen me rreptësi normat tekniko-teknologjike dhe higjieno-sanitare për të bërë të mundur parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu u morën mostra për të analizuar lëndën e parë në rastin konkret miellin, si dhe produktin përfundimtar, bukën. Këto kontrolle do të shërbejnë si një fazë përgatitore gjatë kalimit të funksioneve të inspektimit nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të qeverisjes vendore, tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU ndërtohet mbi një koncept solid reforme: ai ka shkrirë në një 5 inspektorate. Reforma, e cila po ndërmerret aktualisht me kalimin gradual të funksioneve, synon ta bëjë atë serioz, të ndershëm dhe kompetent. Kjo reformë synon gjithashtu, që AKU dhe inspektoratet e vendit në tërësi, t'i nxjerrë nga arbitrariteti. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka një nga misionet më të rëndësishme në vend, garantimin e sigurisë ushqimore si dhe vendosjen e standardit të ushqimit. Në tërësinë universale të standardeve, asnjë standard nuk është më i rëndësishëm, se sa ai i ushqimit. Kështu që ky mision ka rëndësi jetike për çdo qytetar, për çdo familje, për shoqërinë dhe për Shqipërinë në tërësi. Është e rëndësishme të theksojmë se kontrolli do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim për të garantuar sigurinë ushqimore./s.s./
KOMENTE