Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INUK: Padia ndaj Bojaxhi, e pakuptimtë, prishja e ndërtimeve në Hamallaj do të kryhet
English

INUK: Padia ndaj Bojaxhi, e pakuptimtë, prishja e ndërtimeve në Hamallaj do të kryhet

Tiranë, 6 korrik, NOA – Pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë mes banorëve të fshatit Hamallaj të Durrësit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, banorët e fshatit kanë ngritur një padi ndaj kryeinspektorit Gjergj Bojaxhi, pasi thonë që policia ka shkelur ligjin në prishjen e banesave të tyre.

Lidhur me këtë kallëzim INUK, sqaron shprehimisht se “kallëzimi penal ndaj INUK, nga banorët posedues të objekteve të paligjshme në Hamallaj, është një veprim i pakuptimtë, që kompromenton edhe më tej pozicionin e tyre”.

Në këtë sqarim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, shkruhet më tej se kallëzimi penal nuk i krijon asnjë pengesë këtij inspektorati për të vënë në vend ligjin dhe vendimin e pakthyeshëm të ekzekutimit përfundimtar të vendimeve për prishje të ndërtimeve pa leje në atë zonë.

Sipas INUK, ky kallëzim i inkurajon ata në vënien në jetë dhe përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, pasi në Kodin Penal, çdo ndërtim i paligjshëm, parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobë dhe prishjes, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Është pikërisht neni 199/a, i Kodit Penal, që parashikon se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet."

Banorët e Hamallajt, që u përleshën para pak ditësh me forcat e policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, paraqitën sot një padi penale në prokurorinë e Durrësit kundër kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhiu.

Ata kërkojnë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar që të shqyrtojë rastin e sulmit policor ndaj banesave të tyre, për të marrë në konsideratë faktin e moszbatimit të ligjit të legalizimeve në zonën e Hamallaj.

Ndaj 9 banorëve që u përleshën me policinë, duke dëmtuar disa efektivë të saj, u janë komunikuar marrë masa e sigurisë.

Gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Albert Kukajn, 20 ditë burg për Bujar Hysën e 30 ditë burg për Pjetër Kacin, të cilët akuzohen për organizim mitingjesh të paligjshme, për bllokim të rrugëve dhe pengim të qarkullimit rrugor, për goditje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë në bashkëpunim si dhe për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.

mit/NOA

KOMENTE