Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina Denon Sanksionet E Njëanshme Amerikane Kundër Iranit
English

Kina Denon Sanksionet E Njëanshme Amerikane Kundër Iranit

PEKIN, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Kina paralajmëroi sot kundër çdo veprimi të njëanshëm që shkojnë përtej sanksioneve të miratuara kohët e fundit nga OKB kundër programit bërthamor iranian dhe akuzoi SHBA-në për mbështetjen e veprimeve të tilla. Kina, nën presionin e SHBA-së dhe Evropës, votoi muajin e kaluar përkrah 11 shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për serinë e katërt të sanksioneve për shkak të refuzimit nga Irani për ndërprerjen e programit të pasurimit të uraniumit. "Ne kritikojmë njoftimet amerikane për sanksione të njëanshme kundër Iranit'', deklaroi zëdhënësi i Ministrsë të Punëve të Jashtme, Qin Gang. "Kina konsideron se vendet duhet të zbatojnë këto sanksione me seriozitet, në mënyrë korrekte dhe të plotë dhe të evitojnë përfshirjen në interpretimet arbitrare për shtimin e sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE