Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krrtrsh Miraton Studimet Per Zhvillimin E Turizmit Ne Vilbashtove Dhe Buçimas
English

Krrtrsh Miraton Studimet Per Zhvillimin E Turizmit Ne Vilbashtove Dhe Buçimas

TIRANE 6 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Zonat turistike në Vilbashtovë dhe Pogradec-Drilon së shpejti do të shndërrohen në një atraksion turistik për vendasit dhe të huaj. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë miratoi sot disa studime projektesh të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, ndër të cilat projektimi për planin e përgjithshëm rregullues së zonave në Vilbashtovë dhe Pogradec-Drilon. Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këto dy projekte si mjaft të rëndësishme si për historinë që mbartin, ashtu edhe për vlerat turistike. "Vilbashtova në histori ka qenë një nga portet dhe qendrat e rëndësishme për Elbasanin dhe tërë Shqipërinë e Mesme në të gjitha vështirësitë që ka pasur Durrësi gjatë historisë", u shpreh Kryeministri Berisha. Synimi kryesor i kësaj zone është një destinacion i pastër për zhvillim turistik. Koeficienti i shfrytëzimit të territorit në këtë rast ndryshe nga studimet e mëparshme nuk i kalon 20 %, gjë që nënkupton që të gjithë asetet natyrore që paraqet zona, jo vetëm duhet t'i ruajë, por edhe t'i kualifikojë. Në bazë të projektit parashikohet që ndërtimet të jenë pasive, pra që të kenë secila "zarfin termik", ose përdorim të energjisë në kufinjtë minimal, në favor të turizmit. Paketa është një miks disafunksionesh rezidenciale me qëllim hoteleri, sportive, si golfi dhe akademia e sporteve, për shkak të interesit që kanë shfaqur klube të ndryshme angleze për të ndërtuar një akademi sportive futbolli që do të rrisë dhe turizmin sportiv. Pjesa e lumit do të rikualifikohet, pasi gjendja e tij nuk është aq e mirë për shkak të ndotjeve dhe pjesa tjetër e ujrave të përdorura nuk do të shkojnë në det por do të ritrajtohen dhe do të derdhën në pjesën e mbrapme që janë toka bujqësore duke kontrolluar cilësinë e tyre. Duke u nisur nga një kapacitet mbajtës shumë i madh i kësaj zone në 100 % të totalit të saj, është parashikuar të mos kalojë 30 mijë pushues, ose një person për 30 m2, normë, që sipas përfaqësuesve të kompanisë që ka kryer studimin, në industrinë e turizmit është nga më të kënaqshmet. Studimi gjithashtu parashikon edhe turizmin ditor të zonave përreth. "Zhvilllimi i këtij projekti konsiderohet si motor ekonomik i zonës", u shpreh eksperti i kompanisë projektuese, duke shtuar se ka gjetur bashkëpunim të madh me pushtetin lokal. Ky projekt, vlerësoi Kryeministri Berisha, është një ndër më të mëdhenjtë turistike në vend. Sipas tij, "projekti i rikthen Vilbashtovës të gjitha vlerat e mëdha që kjo zonë ka, pasi është mahnitëse në bukuritë e saj dhe diversitetin dhe e bën atë me një resort turistik nga më të bukurit në tërë brigjet e Adriatikut". KRRTRSH miratoi gjithashtu edhe detyrën e projektimit për planin rregullues të zonës Pogradec, Drilon, për të cilin, Berisha u shpreh se "bregu i Liqenit të Ohrit së bashku me Drilonin përbëjnë një perlë të papërsëritshme turistike në të gjitha brigjet e liqeneve dhe detrave. Ndërtimi i këtij projekti llogaritet rreth 1.2 miliardë euro, ndërsa pozicionohet në brendësi të lumit Shkumbin". Përsa i përket detyrës së projektimit për planin rregullues të zonës Pogradec-Drilon në komunën Bucimas të qarkut të Korçës, zona ka një shtrirje 2.7 km. Në trajtimin e saj si zonë turistike, është patur parasysh vendimi i KRRTSH, që e përcakton si zonë me potenciale turistike. Turistët ditorë janë të vetmit që mund t'a shfrytëzojnë atë aktualisht. Qëllimi i detyrës së masterpanit parashikon një turizëm afatgjatë, të qëndrueshëm dhe kompetitiv. Për këtë projekt, Kryeministri Berisha kërkoi respektimin e konventave për ruajtjen e Liqenit të Ohrit si dhe integrimin e harmonizimin me zonën nga Qafë Thana, në Tushemisht./n.m/
KOMENTE
  • Elis Elazi23:18 - 16 Mars 2011
    shpresoj qe keto qe fliten te realizon me te vertete.une kam qene ne vil-bashtove dhe ajo zone eshte me te vertete nje perle e lene pas dore,por erdhi koha qe ajo zone te kete bukurine dhe rregullin qe i takon.