Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Filiali I Universitetit Drejt Konsolidimit
English

Kukes: Filiali I Universitetit Drejt Konsolidimit

KUKES, 6 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Viti i tretë akademik në filialin e Universitetit të Kukësit ka shënuar konsolidimin e tij të plotë. Drejtuesi i këtij Universiteti dr. i shkencave, Mexhit Hajdari, tha per ATSH-ne se "këtë vit në procesin e provimeve janë të regjistruar 501 studentë, prej të cilëve 218 në degën administrim biznes, në infermieri 129 studentë dhe në gjuhën angleze 54 studentë". "Në këtë sezon provimesh ecuria është normale, ndërsa pritet të dalin rezultatet dhe po që konfirmohen pas rezultateve të provimeve të para, jemi pas Universitetit të Tiranës", thotë ai. Ndërsa nga vetë studentët pohohet se po i presin me interes rezultatet e provimeve. "Kjo edhe për faktin se nëse dalim me rezultate të larta, mund të aplikojmë e të fitojmë transferimin në Tiranë", thotë studenti Ismail Hasa. Vetëm në vitin e parë studiojnë 235 studentë, prej të cilëve 100 studentë në degën e infermierisë, 100 studentë në degën administrim biznesit dhe 35 studentë në degën e gjuhës angleze. Në këtë filial të shkollës së lartë japin mësim 9 pedagogë me kohë të plotë dhe 17 pedagogë të jashtëm, të gjithë vendas. "Gjithsesi, pedagogët vendas japin kryesisht seminaret, ndërsa leksionet vazhdojnë të jepen kryesisht nga pedagogët e fakulteteve përkatës të Universitetit të Tiranës, ndërsa të gjitha provimet korrigjohen nga pedagogët e Tiranës, gjë që shkakton edhe vonesa në shpalljen e rezultateve, ndonëse deri tani janë dhënë nga sutdentët 3 provime, ndërsa deri më 10 korrik do të jepen edhe 2 provime të tjera", thotë Hajdari. Krahas përfundimit me sukses të provimeve kanë nisur edhe përgatitjet për vitin e ardhshëm akademik. Problem është aktualisht mungesa e mjediseve të mjaftueshme të mësimdhënies, qe ka qene shqetesues edhe këtë vit, kur fakulteti i infermierisë ka zhvilluar procesin mësimor mbasdite. "Ende nuk është vendosur cfarë do të bëhet për zgjerimin e mjediseve, ndonese parashikohet që edhe këtë vit në këtë filial të nisin studimet për herë të parë 250 studentë, prej të cilëve 100 në degën e administrim biznesit, 100 në degën e infermierisë dhe 50 në degën e gjuhës angleze", thotë Hajdari. Ndërsa nuk bëhet fjalë për problemin e strehimit, i cili deri tani nga strudentë nga rrethet e tjera si, nga Lushnja, Mallakastra, Tirana, apo Tropoja, Peshkopia etj, eshte zgjidhur privatisht. /a.ke/
KOMENTE