Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moska: Presim Një Rinisje Të Shpejtë Të Bisedimeve Gjashtëpalëshe Me Iranin
English

Moska: Presim Një Rinisje Të Shpejtë Të Bisedimeve Gjashtëpalëshe Me Iranin

MOSKË, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Rusia pret një rifillim të shpejtë të negociatave mes fuqive të mëdha dhe Iranit lidhur me programin e shumëpërfolur bërthamor, u shpreh sot zëvendësministri i Jashtëm rus, ndërkohë që Teherani i ka pezulluar deri në fund të gushtit bisedime të tilla. "Presim që një takim i ri mes shefes së BE-së për diplomacinë, Catherine Ashton dhe të krerëve politikë të grupit të ''Të Gjashtëve'' me partnerët iranianë të zhvillohet sa më parë të jetë e mundur", deklaroi Serguei Riabkov, i cili citohej nga Interfax. "Kemi të qartë se vonesa e paraqitur nga iranianët është e dyta deri në gusht dhe nga ana e të Gjashtëve, ku përfshihet Kina, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania, nuk besoj të ketë kundërshtime për organizimin e shpejtë të një takimi", theksoi ai./ /i.p/
KOMENTE