Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Mashtrimi me pasurinë, kryetari i klubit të miliarderëve na u shfaq varfanjak
English

PD: Mashtrimi me pasurinë, kryetari i klubit të miliarderëve na u shfaq varfanjak

Tiranë, 6 Korrik, NOA - “Kryetari i klubit të miliarderëve, Edi Rama, sot u shfaq dhe njëherë paturpësisht i varfër përpara qytetarve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”.

Kështu e ka nisur deklaratën e saj publike ditën e sotme, deputetja demokrate Mesila Doda, referuar dokumentit të pasurisë së kryesocialistit, të bërë publik sot në media.

“Denoncojmë mashtrimin e kryetarit të partisë së miliarderve, që ndërsa zhytet përditë në shumat marramendëse të 15%-sheve, të pallateve të ndërtuara, akuzë të cilën ja kanë ngritur publikisht ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, sot mashtron opinionin duke na u shfaqur si barbon rrugësh, si njeri pa shtëpi, pa të ardhura, dhe i mbytur në borxhe”.

Sipas deputetes Doda, kësaj deklarate mund t’i vëmë emrin vetëm genjeshtër publike dhe nuk ka të madh a të vogël në këtë vend që mund të pranojë një mashtrim të tillë.

“Fshehja e pasurisë së kryetarit të bashkisë më të korruptuar në kontinent, ka brenda farsën e varfërisë imagjinare të kryetarit Rama, të cilit vetëm goja e ribërë me porcelan i kap shifrën e 40 mijë eurove. Fshehja e pasurisë së kryemiliarderit barbon është një tallje e shëmtuar, me opinionin publik, me organet e verifikimit të pasurisë dhe me organet e drejtësisë së vendit”, tha deputetja në emër të selisë blu.

Duke shtuar se PD kërkon nga të gjitha organet kompetente të mundësojnë zbardhjen reale të pasurisë së kryetarit që ende jetoka me “pensionin e mamit”.

“Ne kërkojmë zbardhjen e të gjitha llogarive brenda dhe jashtë vendit të multimiliarderit Rama, që paturpësisht rreket të bëjë të besojë popullin e majtë dhe të djathtë, se miliardat që i rrinë në sy, në duar dhe në gojë, të veshura e të trupëzuara në të mira materiale e monetare, janë vetëm një iluzion dhe se ai është më i varfëri i të varfërve, ndaj në betejën e tij për pushtet nuk ka se ç’të humbë tjetër, vec prangave”, përfundon deklarata e deputetes Mesila Doda.

n.e/NOA

KOMENTE