English

Shba - Temperatura Të Larta Përfshijnë Verilindjen E Vendit

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Një valë e madhe të nxehti përfshiu sot pjesën verilindore të SHBA-së duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë popullsinë përballë temperaturave që mund të arrijnë më shumë se 38 gradë Celsius, veçanërisht në Nju Jork dhe Uashington. Në Nju Jork dhe Filadefia u hapën vende të posaçme me kondicionerë për t'u freskuar, ndërkohë që në Uashington temperaturat e larta u ndjenë që në orët e para të mëngjesit. Shërbimi meteorologjik lëshoi alarm dhe njoftoi popullsisë se ndryshimi i madh i temperaturaturave është i rrezikshëm për fëmijët dhe të moshuarit për shkak të dehidratimit./ /c/ a.jor.
KOMENTE