English

Shkodër, Mojash Radoniç, Trajner I Ri I Vllaznisë

SHKODËR, 6 Korrik/ATSH-G. Marku/ . - Mojash Radoniç do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2010-2011. Prezantimi i teknikut të ardhur nga Mali i Zi është bërë mesditën e së martës në mjediset e stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës, në një ceremoni ku kanë marrë drejtuesit më të lartë të klubit, si dhe ato të stafit teknik. Në këtë mënyrë merr fund edhe dilema për njeriun që do të drejtojë Vllazninë në sezonin e ri, në një garë me 11-të kandidatura. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, duke vlerësuar dhe pasur në konsideratë përvojën dhe karrierën e pasur të tij Radoniçit, qoftë si futbollist, por më pas edhe si trajner dhe së fundmi edhe seleksioner i futbollistëve të kombëtares malazeze, ka shprehur besimin se Vllaznia me këtë trajner do të arrijë suksese. Nga ana e tij, trajneri malazez, duke falenderuar stafin e Vllaznisë për besimin që i kanë dhënë, theksoi se ndjehet i emocionuar që rikthehet në këtë qytet, kur shumë vite më parë ka luajtur si futbollist i Buduçnostit kundër Vllaznisë. Radonic tha se ai, sëbashku me stafin e tij, do t'i kushtojë një vemendje të madhe elementit të ri, i cili sipas tij, me aq sa ka vëzhguar, është shumë premtues në ekipin U-19 të Vllaznisë. Gjatë kësaj ceremonie, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, prezantoi edhe zëvendësin e malazezit Radoniç, i cili është trajneri i Vllaznisë U-19, Elvis Plori, ndërkohë që në detyrën e trajnerit të portierëve do të jetë Avenir Dani. Një tjetër prezantim në këtë ceremoni ka qënë edhe ai i portjerit të Buduçnostit, Vujadonaviç, i cili ka qënë kapiten i Buduçnostit në fitoren e Kupës së Malit të Zi. /s.s./
KOMENTE