Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Migen Memelli Prezantohet Tek Jordanezët E Al Faisaly
English

Sport-Merkato/ Migen Memelli Prezantohet Tek Jordanezët E Al Faisaly

TIRANË, 6 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Sulmuesi pogradecar Migen Memelli ka hedhur sot zyrtarisht firmën për skuadrën e re Al Faisaly. Sulmuesi është prezantuar zyrtarisht dhe ka pranuar të transferohej në Jordani kundrejt 300 mijë dollarëve në sezon. Memelli do të provoje kështu një tjetër aventure jashtë vendit pasi ka luajtur më parë me norvegjezet e Bran Bergen dhe më pas me suedezët e Gais. Pas 22 golave të dy sezoneve më parë me Tiranën, ku fitoi edhe "Këpucën e Artë" në Superiore, në këtë edicion Memelli realizoi 13 gola me Flamurtarin edhe pse humbi gjysmën e parë të kampionatit për shkak dëmtimi. Forma e shkëlqyer që po kalon pogradecari ka rritur interesin e klubeve jashtë Shqipërisë. Sulmuesi në varësi të formës që do të tregojë këtë sezon mund edhe të rinovojë një vit më pas me skuadrën e Al Faisaly. Ky ka qenë pakti mes tij dhe drejtuesve. /a.ke/
KOMENTE