Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strasburg - Fillon Dënon Akuzat E Ngritura Kundër Presidentit Francez Nga Bettencourt
English

Strasburg - Fillon Dënon Akuzat E Ngritura Kundër Presidentit Francez Nga Bettencourt

STRASBURG, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, François Fillon dënoi sot akuzat e ngritura nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike ''L'Oreal'', Liliane Bettencourt në lidhje me një financim të paligjshëm në vitin 2007 në përfitim të presidentit francez, Nikolas Sarkozi Fillon u shpreh gjatë një konference shtypi në Parlamentin Evropian në përfundim të një takimi me presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. Presidenti francez u përball me krizën politike më të rëndë që prej marrjes së mandatit të tij në vitin 2007 me skandalin Woerth-Bettencourt dhe zbulimin e saj të fundit, sipas së cilës, Sarkozy kishte përfituar nga ajo një shumë pej 150 000 eurosh për fushatën e tij. Faqja e internetit të ''Mediapart'' publikoi një intervistë të ish-llogaritares të trashëgimtares së gjigantit të kozmetikës ''L''Oreal'', Liliane Bettencourt, gruaja më e pasur në Francë. Ish-llogaritarja Bettencourt theksoi se i kishte dhënë Eric Woerth, sot ministër i Punës një shumë prej 150 000 eurosh për të financuar fushatën presidenciale të Nicolas Sarkozy në pranverë 2007./ /ec/
KOMENTE