Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë: Nis Intstalimi I Paneleve Diellore Në Kopshte E Çerdhe
English

Tiranë: Nis Intstalimi I Paneleve Diellore Në Kopshte E Çerdhe

TIRANA, 6 Korrik/ATSH, Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranes ka nisur sot projektin "Energjia diellore aternative dhe promjedisore" për instalimin e paneleve diellore në gjithë çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit për të siguruar ngrohjen e ambjenteve nëpërmjet energjisë diellore. Faza e parë e projektit ka nisur në çerdhet 1 dhe 8 dhe synon përmirësimin e kushteve për 272 fëmijë dhe 40 edukatore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u shpreh se, "me këtë projekt bëhet e mundur që në të gjitha këto struktura sociale të ketë energji të pandërprerë të përfituar nga dielli dhe pa shpenzuar burimin tjetër shumë të çmuar të energjisë elektrike nga uji". Projekti është realizuar me ndihmën e ambasadës hollandeze në Tiranë. Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, Van Den Dol, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera për permiresimin e jetës sociale të komunitetit të Tiranës. "Si ambasador i Hollandës them se në fazën e dyte të fondit që po përdor qeveria hollandeze për projektet në Shqipëri, që pritet të përfundojnë këtë vit, kemi financuar 60 projekte të vogla, që kanë të bëjnë me trajtimet e mbetjeve, monitorimin e mjedisit, rikonstruksionin e disa sistemeve për kanalizimin e ujrave të zeza", tha Van Den Dol. Në Shqipëri, përdorimi i kësaj alternative ende ne hapat e para, është përdorur kryesisht nga sektori privat. /a.ke/
KOMENTE