English

Topalli, mesazh urimi Komorovksit për postin e ri

Varshavë, 6 Korrik, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka dërguar sot një letër urimi presidentit të sapozgjedhur të Polonisë, Bronislav Komorovski, ish-kryetar i parlamentit polak.

Në letrën e saj, ajo shkruan se dëshiron t’i përcjellë urimet e saj më të përzemërta për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Polonisë dhe t’i urojë suksese në detyrën e madhe që i është besuar.

“Gjithashtu përgëzoj popullin polak për zgjedhjet e suksesshme. Dëshiroj të nënvizoj se zgjedhja Juaj është pasqyrim i besimit të madh që populli polak i ka dhënë personit Tuaj si një lider i shquar politik”, i shkruan ajo Komorovksit.

Duke përfunduar se e kujton me kënaqësi takimin me të vizitës së tij në Shqipëri në pranverën e vitit 2009, e cila mundësoi një shkëmbim të dobishëm dhe interesant mendimesh dhe tregoi vendosmërinë tonë për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

“Duke vlerësuar lart eksperiencën tuaj politike, unë besoj fort se gjatë presidencës tuaj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë do të intensifikohen akoma më shumë, në interes të dy vendeve tona dhe besoj se Shqipëria do të gjejë tek Polonia një mbështetëse të fuqishme të perspektivës së saj europiane”, përfundon mesazhin e saj të urimit kryetarja e Kuvendit, Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE