Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Davutoglu: Izraeli Të Kërkojë Falje
English

Turqi - Davutoglu: Izraeli Të Kërkojë Falje

ANKARA, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu përsëriti sot kërkesën që Izraeli të kërkojë falje për sulmin ndaj anijes turke, pjesë e flotiljes ndërkombëtare nisur drejt Gazës, më 31 maj, ku humbën jetën nëntë shtetas turq, por nuk foli lidhur me ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetin hebre. "Izraeli duhet të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim (...) Nëse këto kushte nuk përmbushen, Turqia nuk është një vend çfarëdo dhe nuk do të qëndrojë indiferente", deklaroi Davutoglu, gjatë një interviste për televizionin privat TGRT. Dje, ai kërcënoi Izraelin për një ndërprerje marrëdhëniesh nëse shteti hebre nuk kërkon falje për sulmin e tij kundër flotiltjes ndërkombëtare dhe njoftoi se Ankaraja mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet ushtarake izraelite./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE