English

Ambasada Italiane: Rregullat për studentët e regjistruar në universitetet italiane

Tiranë, 7 Korrik, NOA - Ambasada Italiane në Tiranë ka publikuar sot rregullat e reja që duhet të aplikojnë studentët e regjistruar në universitetet italiane.

“Duke filluar nga data 12 korrik 2010 deri më datën e pakthyeshme të 30 korrikut, studentët që kanë paraqitur kërkesën për regjistrim pranë ambasadës italiane në Tiranë, mund t’i drejtohen agjencisë më të afërt të Albanian Courier- Union Net, e cila do të realizojë dërgimin pranë saj të dokumentacionit shkollor, atij për lëshimin e vizës për studim/universitet dhe pasaportën”, citon njoftimi i ambasadës.

Duke vijuar më tej, se në vijim të verifikimit për plotësimin e kritereve të parashikuara nga normativa dhe konfirmimit nga ana e universiteteve italiane, ambasada italiane do të lëshojë vizat hyrëse për studim në universitet dhe se ato do të jenë të vlefshme nga data 24 gusht 2010 deri me 31 janar 2011.

“Pasaporta do t’u kthehet të interesuarve me anë të korrierit postar Albanian Courier, bashkë me dokumentacionin që studentët duhet të paraqesin në origjinal pranë universitetit në Itali (titujt e studimit e legalizuar, diplomën CELI 3 etj). Për ridorëzimin e dokumentave, studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 198 lekësh (përfshirë TVSH) nëse banojnë në Tiranë, 300 lekë (përfshirë TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera”, citon më tej njoftimi në fjalë.

Në fund, konfirmohet se “procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentave të legalizuar do të kryhet nga data 18-21 gusht 2010 e se nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në ambasadë”.

Promemorja për dokumentat e nevojshme për lëshimin e vizës

- Formulari per kerkese vize, i plotesuar dhe i formosur, ngjitur ne te nje fotografi per dokumenta. Lutemi te shenoni nje numer telefoni (fiks; celular) dhe adrese e-mail-i;

Deklarate mbi te dhenat personale, te plotesuar me date e firme;

- Pasaporte e vlefshme mbi tre muaj pas skadences se vizes se kerkuar; kopje e faqes se pasaportes me te dhenat personale; kopje te faqeve me viza te tjera Schengen;

- Dokumentacion vendbanimin ne Itali (ne dy kopje):

nese do te qendroni prane personave privat: deklarate strehimi per 365 dite, fotokopje te dokumentit te identitetit te firmosur te ftuesit (p. sh. nese eshte shtetas i huaj: lejen e qendrimit ‘soxhornon’ ose faturat per rinovim ‘riçevutat’; nese eshte shtetas italian pasaporten ose karten e identitetit);

- Siguracionin per udhetim i vlefshem nga data 24. 08. 2010 deri me 31. 01. 2011, i plotesuar me kompjuter (ne dy kopje):

- Fature bankare: deklarate origjinale nga nje banke italiane ne Shqiperi qe verteton derdhjen e pakthyeshme ne favor te vete personit per nje vlere prej 4. 500 euro. Banka duhet te deklaroje trasferimin e kesaj depozite ne filialet e saj ne Itali. Pakthyeshmeria e derdhjes mund te anullohet vetem ne rast se: 1) Ambasada italiane deklaron refuzimin e vizes; 2) terhiqet kerkesa per vize nga ana e klientit, e vertetuar kjo nga Ambasada.

- Kujtojme se studente duhet te paraqesin ne te njejtin zarf edhe titujt perfundimtare te studimit (diplome mature dhe certificate e matures shteterore apo diplomen universitare me listen e notave dhe programin). Titujt e studimit duhet te jene te perkthyer ne italisht, te vertetuara nga noteri dhe te legalizuara prane Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare.

STUDENTET NEN 18 VJEÇ:

Perveç dokumentacionit te kerkuar me lart, studentet qe jane nen moshen 18 vjeç bashke me kerkesen per vize duhet te bashkengjisin edhe nje çertifikate familiare, te perkthyer dhe te legalizuar, dhe deklaraten notarile per aprovim te prinderve mbi qendrimin ne Itali per studim te femijes, edhe kjo e perkthyer dhe e legalizuar.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Angel12:18 - 05 Mars 2011
    pershendetje kisha nje pyetje po per ate qe se kan mar celin 3 nuk kan mundesi te studiojn jashte??ju lutem me ktheni nje pgj