Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda, E Mërkurë, 7 Korrik
English

Axhenda, E Mërkurë, 7 Korrik

Ora 09 .00- Banka Botërore dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore organizojnë në hotel "Diplomat" një takim mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurimet shoqërore. Ora 10:00 - Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrton relacionet për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe disa ndryshime në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore". Ora 11:00 - Zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave. Ora 19.00- Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA) dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) organizojnë në sallën e kinemasë së AQSH-së një takim me veteranët e filmit shqiptar, Nasi Shamia, inxhinier teknlog, Fahri Jukniu, inxhinier zëri dhe Beqir Vaqarri, kameraman. Gjatë aktivitetit do të shfaqen pamje filmike nga karriera e tre pionierëve të filmit shqiptar, si dhe do të ketë përshëndetje, urime dhe vlerësime nga kolegët, miqtë dhe të afërmit e tyre. KOSOVË Ora 10:00 -Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës. Në këtë marrëveshje do të konkretizohet funksionalizimi i komunikimit më të mirë për të gjitha institucionet e sigurisë që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ora 11:00 -Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), organizon tryezën me temë "Avancimi i Përfitimeve për Kosovën nga Shfrytëzimi i Burimeve Minerale".
KOMENTE