Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti serb i plagosur: Nuk e kam ditur se rrezikoja jetën
English

Deputeti serb i plagosur: Nuk e kam ditur se rrezikoja jetën

Mitrovicë, 7 Korrik, NOA – “E kam ditur se rrezikoja prestigjin, njollosjen time dhe të familjes, por jo se dikush do të gjuajë (me plumba) ndaj meje", thotë Petar Miletiq, që të hënën u qëllua me plumba në pjesën veriore të Mitrovicës.

Petar Miletiq është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë së Pavarur Liberale, që bashkëpunon me institucionet kosovare.

Si ndiheni tash? Më mirë, po marr veten. A mund ta përshkruani atë që ka ndodhur? Të hënën, rreth orës 8 të mëngjesit, jam nisur të shkoj në punë. Duke u afruar te automjeti, hetova dikë që nuk e kam parë, që më kishte dal pas shpine dhe që shtiu në mua 4-5 plumba. Kjo ka ndodhur para ndërtesës, në të cilën jetoj, në rrugën Tanas Rajiq. A foli sulmuesi? Jo. Ai gjuajti, ndërsa unë arrita të ik pas automjetit. Ai pastaj iku. Nuk e kam parë. A mund të konkludohet se sulmuesi nuk ka dashur t’ju vrasë, por vetëm t’ju plagosë, sepse nga afërsia është shtënë në këmbë? Nuk dua të spekuloj, sepse po të shkonte plumbi një centimetër majtas ose djathtas, do të mund të godiste arterien dhe epilogu do të ishte i njëjtë, si të kishte shtënë në kokë. Pavarësisht sa e keni vështirë, a keni menduar këto ditë se për kë mund të jeni pengesë? Këto ditë, sa jam i shtrirë nën kujdesin intensiv, kuptohet që kam menduar edhe për këtë. Nuk mund të përmend askënd, asnjë opsion. Jam njeri që kurrë nuk ka apostrofuar askënd, as në aktivitetin tim politik dhe as në jetën private. E kam vështirë të besoj që dikush gjuan kundër meje, sepse i takon një opsioni tjetër politik. Unë dyshoj në disa njerëz, por e kam vështirë ta them, sepse nuk dua të gaboj. Pastaj, këtu është hetimi që duhet të japë rezultatin dhe, në fund, unë duhet të vazhdoj të jetoj këtu. A ju është dukur i rrezikshëm pranimi i pozicionit të deputetit dhe hyrja në Kuvendin e Kosovës?

Po, e kam ditur se jam duke rrezikuar, por nuk e kam ditur se jam duke rrezikuar jetën. E kam ditur se po rrezikoj prestigjin tim, njollosjen e emrit dhe mbiemrit, të personalitetit tim, familjes sime, por nuk kam supozuar se dikush do të gjuajë ndaj meje. Unë këtë rrezik kam dashur ta marr, sepse kam menduar se në institucionet e Kosovës mund të bëhet diç e dobishme për serbët. Ky ka qenë një nga shkaqet kryesore përse e kam pranuar këtë pozicion. Kam mundur të jetoj edhe pa të, por kam menduar se ka kuptim të jesh atje (në Kuvendin e Kosovës). Mjerisht, dikush mendon se nuk ka kuptim dhe jo vetëm që nuk ka kuptim, porse duhet penguar edhe fizikisht ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo që ka ndodhur, a mund t’ju luhasë në përcaktimin e juaj politik? Jo, jo. Nuk mundet. Të vetmen gjë që mund ta bëjë është që të vendos të mos merrem me politikë. Drejtimi që kam marrë në politikë, mendoj se është i drejtë dhe unë nuk do ta ndryshoj. Është e mundur që të heq dorë nga politika dhe këtë jo për shkak të jetës sime, por jetës së fëmijëve të mi. Çfarë ju kanë porositur miqtë? Ata nuk mund të vijnë këtu, sepse jam nën kujdesin intensiv, por kam marrë shumë ftesa telefonike, mesazhe mbështetëse përmes sms. Ato kanë ardhur nga njerëzit e viseve të ndryshme. A janë paraqitur shqiptarët, serbët...? Edhe shqiptarët, edhe serbët, kroatët, boshnjakët... nga brendia, nga enklavat, nga veriu. A druani nga shkallëzimi i mëtejmë i dhunës apo mendoni se kjo mund të evitohet? Në Kosovë, kurrë nuk mund të jeni të sigurt se situata do të jetë stabile. Këtë ua kam thënë shumë herë edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, por edhe autoriteteve kosovare. Sa është situatë e qetë dhe për 24 orë ajo ndryshon. Kurrë nuk mund të thoni: tash do të jetë qetë ose tash do të ketë dhunë. Këtë është vështirë ta vlerësosh. A keni kontakte me Beogradin, me zyrtarët ose ndonjë opsion politik? Kam kontakte private, zyrtare jo. A keni pasur çfarëdo kontakti me Beogradin zyrtar, me Ministrinë e Serbisë për Kosovën? Ka shumë kohë që unë i njoh njerëzit që udhëheqin Ministrinë e Serbisë për Kosovën, që nga koha kur kam punuar si gazetar. Pra, kam pasur kontakte me ta, por vështirë që ato mund të quhen kontakte zyrtare. Ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe faleminderit që intervistën e parë pas plagosjes e keni dhënë për Radion Evropa e Lirë...

Radio Europa e Lirë

KOMENTE