Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë - Bettencourt - Drejtësia Hap Një Çështje Hetimore Për Financime Të Paligjshme Sarkozisë
English

Francë - Bettencourt - Drejtësia Hap Një Çështje Hetimore Për Financime Të Paligjshme Sarkozisë

PARIS, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Drejtësia franceze ka hapur sot një çështje hetimore pas dëshmive të ish-llogaritares së trashëgimtares së kompanisë "L'Oreal", Liliane Bettencourt, e cila foli dje për një shumë parash që në vitin 2007 i ishte dorëzuar Eric Woerth, arkëtari i partisë së qendrës së djathtë UMP (Unioni për një Lëvizje Popullore) dhe sot Ministri i Punës, Solidaritetit dhe e Shërbimit Civil, para të cilat ishin destinuar për të financuar fushatën elektorale të presidentit Nicolas Sarkozi. Lajmi, i konfirmuar nga burime të drejtësisë franceze, u publikua mëngjesin e sotëm nga e përditshmja "Le Figaro". Hetimi paraprak, sipas informacioneve më të fundit nga Parisi, i është besuar Brigadës financiare dhe Brigadës së parandalimit të krimeve. Vendimi është marrë nga prokurori i komunës së Parisit, Nanterre, Philippe Courroye, i cili nisi hetimet për çështjen pas deklaratave të djeshme të Claire Thibout, ish-llogaritare e trashëgimtares së L'Oreal, Liliane Bettencourt. Thibout, ndër të tjera, deklaroi një 150 mijë euro i ishin dorëzuar arkëtarit të atëhershëm të fushatës elektorale të Sarkozisë, Eric Woerth. /e.v/
KOMENTE