Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolonel Martin Perryman Dekorohet Me Medaljen Për Shërbime Të Shquara
English

Kolonel Martin Perryman Dekorohet Me Medaljen "Për Shërbime Të Shquara"

TIRANË, 7 Korrik/ATSH/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dekoroi sot me medaljen "Për shërbime të shquara" shefin e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së (ODC), kolonel Martin A. Perryman, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar,, Imami falenderoi kolonel Perryman për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë strukturave të mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare në proceset reformuese. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Imami i dorëzoi ushtarakut amerikan medaljen "Për shërbime të shquara", me motivacionin: "Gjatë periudhës 25 korrik 2008-24 korrik 2010 kolonel Martin A. Perryman ka shërbyer si shef i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Shqipëri. Profesionalizmi, këshillat dhe gjykimi i tij, kanë qenë shumë të vlefshme në ndihmën e dhënë Shtabit të Përgjithshëm dhe FA Shqiptare në reformën e mbrojtjes, modernizimin dhe integrimin në NATO. Ai ka punuar në mënyrë të palodhshme për të forcuar marëdhëniet bilaterale të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe SHBA në fushën e bashkëpunimit të mbrojtjes. Përpjekjet e tij janë vlerësuar nga Minsitria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe populli i Shqipërisë". Nga ana e tij, kolonel Perryman vlerësoi bashkëpunimin me palën shqiptare, gjatë qëndrimit dy-vjeçar në krye të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së në Tiranë, në kuadër të procesit të reformimit të FA Shqiptare. /a.s//n.m/
KOMENTE