Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Komisioni Evropian Inkurajon Shoqërinë Civile Të Jetë Më Aktive Në Procesin E Integrimit Evropian
English

Kosovë - Komisioni Evropian Inkurajon Shoqërinë Civile Të Jetë Më Aktive Në Procesin E Integrimit Evropian

PRISHTINË, 7 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komisioni Evropian inkurajon shoqërinë civile të Kosovës që të jetë më aktive në procesit e integrimit evropian. "Një shoqëri civile aktive është element kyç i të gjitha demokracive moderne", tha Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian. Mirel dhe Metka Roksandiç, presidente e grupit të kontaktit të Komitetit Ekonomik e Social Evropian (ECOSOC) për Ballkanin Perëndimor, kanë hapur mbledhjen e parë midis Komisionit Evropian dhe shoqërisë civile të Kosovës nën ombrellën e Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit, e cila u mbajt sot në Prishtinë. "Kur kemi të bëjmë me integrimin evropian, ne e inkurajojmë shumë shoqërinë civile të Kosovës që të ketë një rol më të fuqishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës", theksoi Mirel. "Nga aktivitetet e shoqërisë civile përfitojnë të gjithë qytetarët. Prandaj është e rëndësishme për t'u angazhuar me ato në një dialog konstruktiv në kontekstin e Procesit të Stabilizim-Asociimit", shtoi ai. Ndërsa, znj.Roksandiç tha se "Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian ka një rol të privilegjuar në Kosovë dhe më gjerësisht me Ballkanin Perëndimor në Procesin e Stabilizim-Asociimit". "Jam e lumtur që shoqërisë civile të Kosovës i është dhënë rol kyç në dialogun në mes të Kosovës dhe BE-së. Komiteti do ta lehtësojë këtë komunikim, ne synojmë të intensifikojmë marrëdhëniet tona me Kosovën", theksoi ajo. Diskutimet në mbledhje u përqëndruan në luftën kundër korrupsionit, lirinë e fjalës, të drejtat e grave, sfidat ekonomike e ambientale dhe statusi i përgjithshëm i OJQ-ve. Dialogu me shoqërinë civile është një paralele e rëndësishme me dialogun me strukturat politike dhe institucionet, u vlerësua në mbledhje. Pala e shoqërisë civile përfshiu përfaqësues të tridhjetë OJQ-ve aktive nga Kosova, aktivitetet e të cilave po ndihmojnë Kosovën për të realizuar rekomandimet e BE-së të parashtruara në Partneritetin Evropian. /s.s./
KOMENTE